Sunday, August 9, 2015

Politikë të bëfsha nënën! - nga Kol Shkodrani

POLITIKË, TË BËFSHA NËNËN!

Nga Kol SHKODRANI

U bënë bashkë Sojliu i gjatë
me të shkurtin top me dhjamë
bjer e bjer në shpinë të njerëzisë
kur n’ pushtet erdhën në Mançë.


Që venë ligje mirë e kanë
po pse merren me gjithkënd
burgos popullin, fukaranë
pasunarët bëjnë dyzen.

Ca ministra deputetë
ca kodoshë e fytyrë pisa
çojnë njeriun në vetvrasje
se nuk ka të paguaj dritat.

Kur i fryhet karabushit
miliona për Bunker Art
dhe për Shtëpin’ me shumë Gjethe
që ua ngritën baballarët.

Në Sarandë seksofili
ngrohtë nën sqetull deputeti
nënës i kërkoi të bijën
për një pune, pastruese shteti.

I kanë bërë mësueset me hije
gjoja kurs kualifikim
n’ Lushnjë një kuadër LSI-je
kërkoi seks për një punësim.

Zot na ruaj prej kësi fundërrinash
që mendojnë për bythë të vet
jemi bërë për trinitrina
krejt me zemër ky milet.

Ne i zgjodhëm, kemi faj
ku ta dinim ne të shkretët
ujqërit veshur me lëkurë dele
thamë janë engjëj - dolën dreqër.

Tani duan të ngrihen taksat
të varfrit t’i mbysin krejt
as me bukë s’e ngopim barkun
ku të mbytemi, vaj medet.

Rrinë e thonë mos ikni jashtë
s’ju do kush në botën mbarë
vdekur jemi, ta provojmë
se sa të kalbemi si qyqarë.

Kur ju mbani në Kuvend
kriminelë e njerëz pa mend
domosdo dhe në qeveri
veç trushkalët do zënë vend.

Një ministre që s’ka tru
jo më shumë se një kokë pule
n’ Kinostudio shkuli pllakën
si të ish taliban-kulturë.

Gjithçka u bë qelbësirëllëk
s’ia ndjen qejfin një kafeje
të sjellin ujin për ibret
akull me mutra haleje.

Kështu të varfër, të rrënuar
si shqiptari s’ka të dytë
ah, moj politikë idiote
jena ba me dalë me lyp.

Flet shqiptari sot me vete
si u shkatrru kësisoj njeriu
s'mbet tradhtar pa u bërë hero
sot drejton veç faqeziu.

Në qofsh i ndershëm vdes për bukë
vritemi si në thertore
politikë të bëfsha nënën
krejt këtë popull në qafë e more!

© Kol Shkodrani 2015